Perralla per femije KESULEKUQJA - Ferizaj24 - Video

Perralla per femije KESULEKUQJA

27 views

0   0

Perralla per femije KESULEKUQJA

Perralla per femije - Kesulekuqja:

Një ditë mamaja e kësulëkuqes, i tha:
Merre këtë shportë me ushqime dhe çoja gjyshes tek shtëpia e saj, por mos i flit të panjohurve rrugës!
Kësulëkuqja pasi i premtoi që nuk do e bënte, u nis.
Gjatë rrugës ajo u ndesh me ujkun e keq e të madh,
Dhe ai e pyeti: 'Ku po shkon moj vogëlushe?'
' Në shtëpinë e gjyshes time zoti ujk.' U përgjigj ajo
Ujku u nis direkt për në shtëpinë e gjyshes, shumë më shpejt se kësulëkuqja, dhe trokiti në derë...
Kur gjyshja i hapi derën...Ai e mbylli atë në dollap, veshi rrobat e saj dhe u shtri në krevat për të pritur
për kësulëkuqen.
Kur kësulëkuqja arriti tek shtëpia e gjyshes, hyri brenda dhe u afrua tek krevati i saj...
'Aaa, sa sy të mëdha që paske moj gjyshe!' tha ajo e habitur
' Për të të parë ty më mirë e dashura ime ' ia ktheu ujku
' Uaa sa veshë të mëdha që ke moj gjyshe! '
' I kam që të dëgjoj më mirë zemra ime. ' tha ujku
' Aaa sa dhëmbë të mëdha që ke gjyshe! ' tha me habi kësulëkuqja
' PËR TË TË NGRËNË TY MË MIRËËË...' bërtiti ujku dhe iu vërsul
Kësulëkuqja ulëriti e tmerruar dhe gjahtari i fshatit hyri brenda për të ndihmuar, duke e rrahur ujkun keq e
më keq.
Dhe shpëtoi gjyshen nga dollapi.
Gjyshja e përqafoi kësulëkuqen me shumë dashuri.
Ujku i keq e i madh vrapoi jashtë dhe nuk u pa më në fshat.
View More
Loading...